Transmetuar më 21-09-2017, 07:54

Pak orë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Durrësin e mbarë opinionin publik mbrëmjen e djeshme, kur tre fëmijë të vegjël 3-vjeç u asfiksuan nga zjarri që shkaktuan në banesë pasi luanin me shkrepëse, u mësua edhe një detaj për nënën, 30-vjeçaren M.K.

Nëna ka postuar fotot e të vegjëlve në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”.

E poshtë fotove të tyre të shumtë janë ata që komentojnë e urojnë jetë të gjatë. “Fali o Zot se janë engjëj yjet e vegjël”.

Ngjarja

Qyteti i Durrësit është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Romanat të këtij qyteti.

Trinjakët e moshës 3 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e tyre.

Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë, por dyshimet e para të policisë lidhen me mendimin se trinjakët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepëse duke precipituar në marrjen flakë të orendive. /b.l/noa.al/