Transmetuar më 21-09-2017, 08:53

Edhe pse ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të urojë shqiptarët për një ditë të mbatrë ashtu siç e ka kthyer tashmë në zakon.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka uruar një ditë të mbarë duke publikuar disa foto ku shihet se si Teatri i Operas dhe Baletit wshtw transformuar.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga kantieri i transformimit rrënjësor të Teatrit të Operas dhe Baletit në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën”, shkruan Rama.

Dhe ashtu siç ndodh pothuajse përherë edhe në këtë postim kanë qenë të shumtë komentet, por shumica e tyre me urime për Ramën dhe punën që po bën për ndryshimin e vendit.

Që prej tre ditësh Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dje u takua me Presidentin Donald Trump, me të cilin bëri edhe një foto zyrtare, bashkë me bashkëshortet e dy liderëve. /b.l/noa.al/