Transmetuar më 21-09-2017, 09:34

Një tutore 60 vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit nën akuzën e shfrytëzim prostitucionit duke vënë në dispozicion lokalin e vet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasen Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila siguronte kliente për ushtrim prostitucioni, ndërsa përdorte si vend lokalin e saj.

Ndërkohë që procedohet në gjendje të lirë një 46 vjeçare dhe një 40 vjeçar për prostitucion.

Arrestimi i 60-vjeçares u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.

Lidhur me rastin, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”, në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M. /b.l/noa.al/