Transmetuar më 21-09-2017, 10:16

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e fëmijëve trinjakë, të cilët ndërruan jetë një ditë më parë në shtëpinë e tyre në fshatin Romanat.

Mjekësia ligjore ka nxjerrë rezultatin e analizave për shkakun e vdekjes së tre vogëlushëve.

Sipas ekspertizës, trinjakët kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit dhe më pas ata ishin djegur deri në karbonizim.

Trupat e tre fëmijëve u tërhoqën dje nga morgu, nga ana e familjarëve, të cilët mes dhimbjes së madhe do të mbajnë sot ceremoninë mortore.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë që tronditi dje Durrësin dhe mbarë opinionin publik ndodhi rreth orës 17:30 në Romanat në banesën private të shtetasit Gëzim Konçi.

Fatkeqësisht brenda banesës ku ra zjarr kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga loja me shkrepëse e tre vogëlushëve. /b.l/noa.al/