Transmetuar më 21-09-2017, 10:58

Venera dhe Lindi janë padyshim ndër çiftet më të pëlqyera të show bizit shqiptar. Dashuria e tyre nisi gjatë spektaklit “The Voice of Albania”, për të vazhduar edhe sot.

Për shkak të angazhimeve të shumta në jetën artistike çifti është zhvendosur të jetojë në Tiranë dhe nga dje dhe në vazhdim Venera nga Maqedonia, ndërsa Lindi nga Kosova do të jenë shqiptarë.

“Kjo ishte surpriza e mbrëmjes së djeshme, një letër ku tregon miratimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për mua dhe xhanushin. Faleminderit për Ministrinë e Kulturës dhe Ministren @mirelakumbaro Një ëndërr e bërë realitet”, shkruan Venera.

Venera Lumani dhe Lindi Islami tashmë janë edhe me dokumente shtetas shqiptar.

Ministria e Kulturës i ka miratuar dhënien e shtetësisë shqiptare dy këngëtarëve dhe një lajm kaq të bukur, Venera zgjodhi ta ndajë edhe me miqtë e saj në Instagram. /b.l/noa.al/