Transmetuar më 21-09-2017, 11:22

Goditet një tjetër rast trafiku lëndësh narkotike në Britani, dhe sërish protagonist është një shqiptar.

Autoritetet angleze bëjnë me dije se një 24 vjeçar shqiptar është vënë në pranga, pasi u kam me 24 pako kokainë, të cilat po i transportonte për t’i shitur në Stoke-onTrent.

Mediat vendase shkruajnë se gjithçka ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, ku shqiptari ishte paguar për ta shpërndarë të gjithë lëndën narkotike në zonë.

Ajo që çuditi policinë, ishte mënyra se si 24-vjeçari e kishte fshehur drogën.

Mësohet se lënda narkotike iu gjet në çorape dhe në të mbathurat e brendahme.

Pas konstatimit të lëndës narkotike, shqiptari ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet, shkruajnë mediat britanike.

Për arsye hetimi nuk bëhet publik emri i të riut, ndërsa po hetohet për të rënë në gjurmët e rrjetit të mundshëm të trafikimit të drogës. /k.k/noa.al/