Transmetuar më 21-09-2017, 11:32

Ajo ka lindur më 21 shtator 1900, apo 2 gusht sipas kalendarit hënor kinez dhe pikërisht sot mbush plot 117 vjeç.

Për ditëlindjen e saj mbi 100 pasardhës të saj që përfshin pesë breza do të bëhen bashkë për të festuar përmes një banketi tradicional, ku çdo tavolinë do të ketë nëntë enë, që për kinezët tregon jetëgjatësi.

Zhu Zhengshi ka lindur pesë fëmijë. Ajo jeton me djalin e saj të dytë, Zhu Vveichneg, 84 vjeç, në një fermë në Chengdu në provincën e Sichuan. Ai rrëfen se e ëma vazhdon të pastrojë oborrin, të pres barin dhe të ushqejë derrat çdo ditë ndërsa tregon dhe dietën e saj të thjeshtë.

“Mami ka një dietë të thjeshtë. Në mëngjes ajo ha pure me patate të ëmbla, për drekë dhe darkë ha peshk, ose mish deri dhe perime të ziera.

Pas drekës merr dhe një sy gjumë. Ka një temperament të mirë dhe nuk e shqetëson veten për gjëra të parëndësishme. Ndoshta ky mund të jetë sekreti i jetëgjatësisë së saj”, tregon i biri.

Gruaja e moshuar është në gjendje mjaft ët mirë dhe është e lumtur që takon vizitorët. Për shkak se ajo është e mirënjohur në Shuangliu, të huajt kërkojnë të takohen me të dhe të bëjnë fotografi.

"Unë jam e lumtur të takoj vizitorët. Shumë njerëz që janë kuriozë për jetën time të gjatë marrin fotografi nga unë ose kanë fotografi të bëra me mua", tha ajo. /b.l/noa.al/