Transmetuar më 21-09-2017, 11:36

Sekuestrohen dy çanta sportive, në brendësi të të cilave është konstatuar një sasi prej 2 kg e 700 gram lëndë narkotike e llojit Kanabis.

Bëhet fjalë për një kontroll nga ana e Policisë Kufitare, në kufirin e Gjelbër, ku gjatë patrullimit ditë e djeshme u gjet e braktisur lënda narkotike, në vendin e quajtur “Përroi i Drenit”.

“Në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë, në vendin e quajtur “Përroi i Drenit”, u konstatuan  dy çanta sportive, brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2 Kg e 700 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Nuk dihen autorët që kanë lënë drogën aty, ndërsa po punohet përmes provave për të rënë në gjurmët e tyre.

Çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /k.k/noa.al/