Transmetuar më 21-09-2017, 12:28

Ndalohen dy shtetas grekë, të cilët kishin në makinë mbi 100 kg kanabis sativa. Ndalimi i tyre u bë sot, në vendin e quajtur Eklisohori, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

 Sipas informacioneve, bëhet fjalë për dy persona të moshës 31 dhe 42 vjeç. Ata po lëviznin me makinë pranë rrugës nacionale Janinë-Igumeniceë.

Nga kontrolli u gjetën 12 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 107 kilogramë.

Lëndën narkotike ata e kishin marrë në dorëzim pranë Kufirit të Gjelbër, dhe dyshohet se është prodhuar në Shqipëri.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës drogën, si dhe automjetin që ishte në pronësi të 42-vjeçarit. /k.k/noa.al/