Transmetuar më 21-09-2017, 12:37

Një operacion "blic" ka nisur në lagjet e qytetit të Elbasanit, në kuadër të goditjes së elementëve kriminalë.

Operacioni është organizuar nga forcat speciale, fill pas përfundimit të takimit të që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, organizoi me policinë e Elbasanit.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar disa automjete, të cilat do të verifikohen.

Operacioni në fjalë vjen pak ditë pas ngjarjes që ndodhi në Elbasan, ku një automjet u përplas me makinat e policisë.

Ndërkohë, sa i përket takimit të sotëm të z. Çako, në fokus të bisedës ka qenë operacioni kundër kultivimit të kanabisit, dhe identifikimin e personave të cilët dyshohet se kanë vënë pasuri me para të jashtëligjshme. /k.k/noa.al/