Transmetuar më 21-09-2017, 12:44

Tentohet të vidhet kasaforta e një hotel-restoranti në Dhërmi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, ku një telefonatë prej administratorit të një hoteli në Dhërmi, ka sinjalizuar policinë pasi ka konstatuar se është tentuar që t’i vidhej kasaforta e biznesit.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se dy persona, njëri prej tyre ende i paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë e forcë, kasafortën e hotel-restorantit në pronësi të shtetasit K.M..

Në përfundim të hetimeve si edhe nga ndërhyrja e policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimit në flagrancë i Mateo Ramo, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Aktualisht po punohet për identifikimin,  kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al