Transmetuar më 21-09-2017, 13:12

Probleme shëndetësorë, varfëri, dhunë, abuzim seksual, nga dhimbja në dhimbje me dëshirën e forcën për t’u ringritur sërish. 

Kjo është historia e një 29-vjeçarje nga Lushnja, e cila është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, jeta e të cilës nuk ka qenë e lehtë që në zanafillë. 

Pasi u martua me Teodorin, Marsida vendosi që të jetonte bashkë me të në Itali dhe familjen e tij. Dhe pasi ngeli shtatzënë, dhe solli në jetë një vajzë, 29-vjeçarja akuzohet seksualisht për 2 vite e gjysmë nga vjehrri i saj. 

Ajo rrëfeu se ishte përdhunuar nga vjehrri, ndërsa tregoi edhe për episodet e dhunës që vjehrra ushtronte ndaj saj. Mes te tjerash nena e vajzes, pohoi se vjehrra e rrihte me rripin e qenit Marsiden.

“Kur ishte Marsida shtatzënë e mbajta në shtëpi. Ata dyshuan për atësinë e fëmijës, mos nuk e ka me Teodorin. Unë u thash nëse dyshoni për atësinë, bëjini ADN. Mendonin se mos kishte shkuar Marsida me burrin e kushërirës. Të gjithë shtatzëninë e mbajta vet gocën. Pasi u rrit goca iku Marsida vet në Itali. Nëse nuk do bënte një punë Marsida në shtëpi, vjehrra e rrihte me rripin e qenit”, tha nëna e saj. 

Pjesë nga intervista 

Pse pranove të martoheshe me Teodorin? 

Nuk e dija si ishte. Mu duk djalë i mirë, djalë i mirë është dhe tani. Më pëlqeu dhe më tha: Do bëhesh gruaja ime? Unë pranova. Kur shkova në Itali, më tha vjehrri: Hiq pantallonat. Në sy të vjehrrës kjo. Isha tre muaj në Itali, ndenja shtatzënë. Se besova. Me Teodorin isha shumë mirë. 

Si të trajtuan ata? 

Ata si fillim më trajtuan mirë. Si vajzën e tyre. Pastaj nisën sherret. Që fillim nisën sherret ata. Shkova në tetor, në janar nisën debatet. Kisha ngelur shtatzënë dhe ajo me sollën probleme. Ata donin çun, jo gocë. Me thanë ‘hiqe’. Unë se hoqa fëmijën, me lotët e mi e mbajta. Se kisha problem se ishte vajzë. Ata nuk erdhën asnjëherë. Që kur e mori vesh që isha shtatzënë, që tha se e kam vajzë, më tha hiqe. Para se të vija në Shqipëri, kishim një debat. 

Ca roli kishte vjehrri? 

Goca ishte 8 muajshe, nga mesi i qershorit, nga mesi i qershorit më përdhunoi vjehrri për dy vite e gjysmë. Ata nuk e donin fëmijën. /Balkanweb