Transmetuar më 21-09-2017, 13:27

Përfitonte nga pozicioni i tij i punës dhe produktet që blinte për në kuzhinë i mbifaturonte pronarit, duke i mbajtur paratë për vete.

Por ky veprim i tij i kushtoi prangat një kuzhinieri vlonjat, i cili prej disa kohësh mashtronte pronarin e tij, duke i zhvatur paratë.

Nën akuzë është vënë Romeo Meçaj, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili u vu në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme, pas dyshimeve të krijuara prej kohësh ndaj tij.

Meçaj duke punuar kuzhiner në një bar-restorant në lagjen “Uji i Ftohtë”, për rreth 8 muaj, me anë të mashtrimit, ka furnizuar restorantin me produkte të ndryshme duke mbifaturuar në mënyrë fiktive faturat e mallrave.

Kjo bëri që Meçaj të arrestohet nën akuzën e veprës penale “Mashtrimi”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese