Transmetuar më 21-09-2017, 13:34

Të shtëna me armë zjarri kanë ngjallur panik në një gjykatë në Stamboll.

Në përplasje janë përfshirë dy banda rivale, ku është raportuar një i plagosur, dhe një fëmijë është dërguar në spital, por nuk dihet nëse është prekur nga plombat.

Pjesëtarët e dy grupeve rivale kanë hapur zjarr në ambientet e brendshme të një gjykate në Stamboll, bëjnë të ditur mediat vendase. 

Agjencia e lajmeve Hurriyet  raporton për disa persona të arrestuar.

Flitet për dy banda rivale të cilat ishin përfshirë në një çështje gjyqësore që kishte të bënte me një vrasje.

Foto të publikuara në rrjetet sociale por tregojnë njerëz të shtrirë në tokë ndërsa videot tregojnë panikun.