Transmetuar më 21-09-2017, 13:42

Sapo zgjoheni në mëngjes, trupi ka nevojë të furnizohet me ujë, ndaj është e këshillueshme që ta konsumoni me gjysmë kokrre limon të shtrydhur. Mos pini ujë të ftohtë nga frigoriferi, por nga temperatura e ambientit. Ka shumë arsye pse duhet ta pini ujin me limon, ndaj kemi përzgjedhur disa përfitime prej tij.

Ka efekt detoksifikues

Limoni ka veprim pastrues, sepse largon toksinat nga trupi, duke i tërhequr si të jetë magnet. Në këtë mënyrë, përmirëson funksionin enzimatik, duke stimuluar mëlçinë për të kryer funksionin e saj “pastrues” për trupin.

Ndihmon për t’u dobësuar

Falë përmbajtjes së lartë me fibra, lëngu i limonit zbut ndjesinë e urisë, sidomos kur ju pëlqejnë ushqimet jo të shëndetshme. Sipas një studimi të botuar në “Journal of American College of Nutrition”, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm Vitaminën C (dhe limoni është i pasur me këtë vitaminë), janë më të prirë për t’u shëndoshur. Me sa duket, Vitamina C ndihmon për të djegur më shumë yndyrna gjatë aktivitetit të rregullt fizik, si: ecja apo lëvizja për të paktën një orë në ditë.

Forcon sistemin imunitar

Vitamina C e bën më të fuqishëm sistemin imunitar, është i nevojshëm kur jeni shumë të stresuar dhe stresi konsumon rezervat e trupit me Vitaminë C. Është një ndihmës shumë i rëndësishëm kundër infeksioneve virale dhe çliron aparatin e frymëmarrjes: përmirëson proceset e cikatrizimit të të gjitha indeve, sidomos ato epiteliale.

Shëron inflamacionet

Nëse pini rregullisht ujë me limon, do të minimizoni aciditetin e trupit, që është përgjegjës për inflamacionet. Limoni ndihmon në eliminimin e acidit urik në kyçe, që është një nga shkaktarët kryesorë të inflamacionit në organizëm.