Transmetuar më 21-09-2017, 14:36

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, jep një lajm të mirë për bashkatdhetarët tanë në Gjermani.

Ai bën me dije se një nga premtimet e samitit të parë të Diasporës tashmë u bë realitet.

“Ambasadori ynë në Gjermani Artur Kuko ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të”, shkruan Bushati në Facebook.

Ai publikon fotografi nga nënshkrimi i marrëveshjes duke konfirmuar lajmin e mirë.

Bushati thotë se qeveria shqiptare është e angazhuar që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende ku ka një prani të madhe të shqiptarëve. /a.y/noa.al