Transmetuar më 21-09-2017, 15:01

Tiranë, NOA.al- Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen nga kushtet e motit të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore dhe verilindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin verilindor ku ende do të ketë vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rritje me 2°C do të ketë në vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Europa veriore dhe verilindore dominohen nga vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, Britania e Madhe dhe kufiri malor franko- spanjoll do të përfshihen nga vranësira dhe stuhi të përkohshme ere dhe shiu.

Por pjesa më e madhe e Europës paraqitet në kushtet e motit të kthjellët dhe vranëisrave të përkohshme por kthjellimet janë dominante në zonat qendrore të Europës.