Transmetuar më 21-09-2017, 15:43

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, është takuar sot me Presidentin turk Recep Taip Erdogan.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, të cilat publikojnë edhe pamje nga takimi.

Mësohet se takimi mes Ramës dhe Erdogan ka zgjatur rreth 30 minuta.

Në fokus të tij kanë qenë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve si dhe fushat e interesit për investim në Shqipëri.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama bashkë me të shoqen Linda, takuan Presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania. /a.y/noa.al