Transmetuar më 21-09-2017, 16:24

Dy vajza janë shpallur në kërkim të vëna nën akuzë nga policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë ndaj tyre.

Gjatë ditës së djeshme 27-vjeçarja Z.F., me banim në kryeqytet ka bërë denoncim në policinë e Tiranës, lidhur me vjedhjen e një shume parash.

Ajo ka akuzuar dy shoqet E.R., dhe M.Z., me të cilët ndante pagesën e banesës ku rrinin me qera.

E reja ka thënë se dy vajzat i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme eurosh dhe më pas janë zhdukur pa gjurmë.

Pas denoncimit të bërë nga e dëmtuara materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të dyshuarave. /a.y/noa.al