Transmetuar më 21-09-2017, 18:49

Rrushi është një frut me dobi të pafundme për shëndetin, në sajë të vetive të shumta që ka. Është i pasur me kripëra minerale, veçanërisht me potas, me fosfor dhe hekur, si dhe përmban vitaminat A, C, B1, B2, PP etj. Më poshtë gjeni disa prej vetive që nuk i keni ditur rreth tij.

Sëmundjet kardiake- Rrushi ndikon në rritjen e nivelit të oksidit citrik në gjak, duke parandaluar mpiksjen e gjakut si dhe redukton mundësinë për sulme në zemër. Antioksidantët e pranishëm tek rrushi, pengojnë oksidimin e kolesterolit Ldl, i cili ngushton venat e gjakut, si dhe një sërë patologjisë në koronare.

Truri- Resveratroli, i cili gjendet tek rrushi parandalon Alzheimerin si dhe degjenerimin e neuroneve.

Migrena- Lëngu i rrushit të pjekur, është i njohur për dobitë që ka ndaj migrenës. Nëse e pini herët në mëngjes pa e shoqëruar me ujë, do të ndjeni lehtësim të ndjeshëm nga dhimbja e kokës.

Kapsllëku– Rrushi është shumë efikas në kurimin e kapsllëkut, për shkak se konsiderohet një ushqim laksativ, për shkak të pranisë së acideve organike dhe sheqerit. Tonifikon muskujt e aparatit tretës dhe të stomakut, duke shmangur kapsllëkun kronik.

Veshkat- Rrushi redukton ndjeshëm acidin në organizëm, redukton stresin dhe sforcimin e veshkave. Për shkak se përmban një sasi të madhe uji, stimulon urinën, duke ndihmuar në eliminimin e acidit urik që gjendet në trup çka çon në reduktim të aciditetit, shkruan noa.al. Ndër të tjera rrushi ka efekt pastrues në trup.

Kanceri i gjirit- Antioksidantët që gjenden tek rrushi janë të dobishëm për të parandaluar të gjithë llojet e kancerit, por studime të fundit sugjerojnë se lëngu i rrushit parandalon krijimin e kancerit të gjirit.

Anemia– Lëngu i rrushit të bardhë e furnizon trupin me hekur, duke parandaluar lodhjen. Konsumi i rregullt i tij e lufton aneminë.

Astma- Përveç vetive hidratuese, rrushi shton lagështinë në mushkëri duke redukton mundësinë e shfaqjes së astmës. /a.y/noa.al