Transmetuar më 21-09-2017, 19:27

“Të gjitha fatkeqësitë natyrore si uraganet dhe tërmetet e tregojnë: fundi i botës po vjen”.

Prifti italian Don Antonio Mattatelli, duke folur për RadioCusanoCampus, tha fjalën e tij lidhur me situatën gjeopolitike aktuale, por dha edhe alarmin për fundin e botës.

“Nuk do të jetë fundi i botës në përgjithësi, por i kësaj bote po. Fenomene natyrore kaq të shpeshta dhe të fuqishme e tregojnë. Ka mosbesim në të ardhmen dhe kemi arritur në limitin e modernizmint”, tha prifti kontrovers.

Sipas tij, mbas liderit koreano-verior Kim Jong-Un, qëndron Stanai, duke shtuar se në Korenë e Veriut ndalohen të gjitha të dhe adhurohet lideri si perëndi.

Don Antonio, i cili vlerësohet shumë në Itali, foli edhe për një dokumentar të realizuar nga William Friedkin, i cili përmban video të ekzorcizmit të priftit që u zhduk para një viti. “E njihja priftin e zhdukur, por nuk ka autorizim për publikimin e atij filmimi”, tha ai. /a.y/noa.al