Transmetuar më 21-09-2017, 20:24

Një shqiptar humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident në Itali.

Mësohet se shqiptari që mbeti i vdekur quhet Klodjan Kërtalli, 28-vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se 28-vjeçari, punëtor ndërtimi dhe rezident në San Giusto Canavese, u përfshi në një aksident që ndodhi në rrugën dytësore në Foglizzo.

I riu shqiptar udhëtonte me një automjet tip “Volvo V40”, e cila është përplasur rreth orës 8:00 të mëngjesit me një furgon “Peugot Expert”.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa makina “Volvo” përfundoi në hendekun në anën e rrugës.

I riu ka humbur jetën pak pasi mbërriti në dhomën e urgjencës të spitalit Chivasso.

Mësohet se 28-vjeçari la pas gruan e tij Besmira dhe 2 vajza.