Transmetuar më 21-09-2017, 22:02

Nga Artan Fuga

Sot nga një zë në UET, që si person e respektoj sinqerisht, (UET ku punonjës si funksion dytësor kanë marrë për të shpenzuar kohë me mua në vend të punojnë, duke harxhuar pa fund parà, letër, energji,) ka replika ndaj 11 argumentave të mia sipas të cilave rinisë shqiptare i detyrohemi arsim publik falas.

Falaaaaaaas!

Si në Europën Perendimore ku mund të shkosh si zotëri apo zonjushë të marrësh mësime nga autorë si Piketi që ka shkruar veprën serioze KAPITALI (botuar në shqip nga PAPIRUS) dhe diplomohesh me pagesë rregjistrimi universitar sa një e katërta e pagës mesatare të vendit.

Nëse paga mesatare te ne është nja 200 mijë lekë të vjetra, po të jetë sa për një të katërtën, hajde jepuni nja 50 mijë të vjetra në vit po i patët se po "qajnë"! Jo më shumë!

Po i patët! Vetëm po i patët! :-)

Po dëgjon Piketiun atje amà, jo çilimiun!

I tha prifti dhjakut : Duhet ta fshish çdo ditë këmbanën more maskara!

Mirë o prifto mirë, duhet, tha dhjaku, po këtu nuk ka këmbanë fare!

Pra duan parè, por puna është se nuk japin as arsim me diploma të njohura në Europë sikurse e pranojnë vetë në media dhe as ne nuk kemi paré t'u japim.

Provën që nuk kemi paré do të jap aty nga mesdita, pas orarit të punës, me një video shumë interesante!

Ndërkaq e përshëndes kolektivin punonjës grusht shtrënguar rreth parisë me këtë fragment feste fshati!

Pa paré.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al