Transmetuar më 21-09-2017, 22:35

Përfundon pas 4 orësh diskutim mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij për mediat, kreu i PD-së, se mbledhja u shoqërua me frymë dialogu dhe debati, ku sipas tij ka qenë brenda kufijve etikë.

Ai ka vijuar më tej duke thënë:

“Në mbledhjen u vendos në mënyrë unanime, për forcimin e Partisë Demokratike, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”.

Sipas Bashës “procesi do të nisë menjëherë dhe do t’i hapë rrugë vendimeve të tjera që do të merren nga anëtarësia dhe forumet vendimmarrëse të Partisë Demokratike’.

Basha në fjalën e tij u shpreh se “për sa kohë që ai të jetë kryetar i PD-së, nuk do të ketë fraksione në partinë që drejton por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët, që është qëllim kombëtar dhe jo thjesht qëllim politik i Partisë Demokratike për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja te Edi Ramës, që i përdorin ata për ta mbështetur”.

Në përfundim Basha u shpreh:

“Partia Demokratike nuk ka kundërshtarë brenda vetes së saj por ka vetëm një kundërshtar dhe ky nuk është thjesht një person por ajo që personifikon ky person, aleancën e krimit. Ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë të vlerave ka patur ka dhe do ketë edhe më shumë vend për mendimin kritik, për rrahjen e mendimit dhe për marrjen e vendimeve siç u mor sot, vendim unanim”./a.k/noa.al/