Transmetuar më 22-09-2017, 14:42

Dëshpërimi kishte arritur kulmin, sa që as besimi në kishën ku shkonte shpesh nuk i shërbeu për asgjë.

Kështu një vajzë e re korçare ka tentuar të flijohet rrugës për në kishën e Laçit, ku kërkonte ndihmë për të dalë nga gjendja ku ishte përfshirë prej disa kohësh.

27-vjeçarja A.G., me banim në Vithkuq të Korçës, gjatë ditës së enjte, në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës.

E reja ka përfituar nga fakti ku në shkallët e rrugës së kishës nuk kishte njerëz, duke prerë damarët gjatë pasdites së djeshme.

Vajza është gjetur e larë në gjak nga besimtarë të rastit, duke u transportuar për në spitalin e Laçit.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë bëri të mundur shpëtimin e saj, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Noa.al, mëson se e reja kurohej prej depresionit prej disa kohësh dhe ishte me ilaçe me të cilat trajtohej.

Pikërisht për shkak të kësaj gjendje, ku gjatë gjithë kohës ishte e hutuar, e pafuqishme dhe e mërzitur, mendohet se ka tentuar fundin tragjik, pikërisht në rrugën ku kërkonte shpresë.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për ndjekje të mëtejshme, ndërkohë që për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Në foto, rruga e kishës së Laçit