Transmetuar më 22-09-2017, 18:31
Publicitet

Telekom Albania u ofroi sot mundësinë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në zhvillimin e kurës së demencës duke luajtur lojën Sea Hero Quest, nëpërmjet syzeve VR.

Pas prezantimit të lojës vitin e shkuar, disa ditë më parë Telekom Albania solli për herë të parë edhe versionin që luhet me syze VR, i cili mundëson përftimin e të dhënave 15 herë më të sakta se versioni i parë.

Sot, çdokush pati mundësinë të përjetojë ndjesinë e lojës me anë të syzeve VR, në ambientet e @Telekom Community Store në zonën e ish-Bllokut. Kjo është e para lojë krijuar për t`u luajtur me syze VR nga smartphone-i.

Çdo minutë e luajtur në Sea Hero Quest kontribuon në kërkimet mbi sëmundjen e demencës. Mjafton të luani dy minuta me ‘Sea Hero Quest’ dhe do grumbullohen të dhëna ekuivalente me pesë orë kërkime në laborator.

Sea Hero Quest i Deutsche Telekom është shembulli më i mirë për të treguar sesi dixhitalizimi mund të mbështesin shkencën për qëllime pozitive.

Loja mund të shkarkohet në App Store dhe Google Play. Më shumë informacion rreth saj mund të gjeni në: http://www.seaheroquest.com.