Transmetuar më 23-09-2017, 17:22

Mes “peshkaqenësh” ka pak vend edhe për “delfinët”.

E tillë është situata e Hasit në Greqi, ku ashtu siç pritej nuk mjaftonte që Besnik Hasi i ktheu Championsin këtij ekipi, por tifozët janë duke pritur momentin e parë të mini-krizës për të shkelmuar çdo gjë të arritur deri tani.

Mjaftuan dy barazime rradhazi në kampionat për munges përqendrimi dhe një humbje përballë Sporting Lisbonës dhe Hasi kthehet në “shqipëtari”.

Mediat sportive i janë sulur me rastin e parë që gjetën, tifozët aq edhe më tepër por tranjeri është mësuar me këtë presion, polakët nuk ishin më shumë mikëpritës ndaj shqipëtarëve.

Megjithatë në shtypin grek ka ende gazetarë profesionist, që nuk i veshin “aktorëve” të fushës së futbollit nacionalitet dhe flamur.

I tillë ishte dhe Kostas Vemakis, në gazetën greke më popullore online, Gazzetta.gr. “Në fillim kur erdhi siguroi kualifikimin europian u kthye në një yll dhe pas dy barazimeve dhe një humbjeje papritur u bë prapë shqiptar. Po nëse fiton derbin ndaj AEK-ut, çfarë do të thonë sërish kanibalët?” Një pyetje retorike plot ironi që përgjigjen e mbart brenda.

Tashmë Besnik Hasi ashtu siç pritej dhe nuk pritej, “luan” në stol në ndeshjen e së dielës kundër AEK-ut kryesues, shkruan Shqipëria.ch. Një derbi që nuk duhet humbur për asnjë arsye, ndryshe, nëse do të dëshirojë ky tranjer të shoh një ndeshje të rradhës të Olimpiakosit, duhet ta bëjë këtë gjë nga shtëpia.