Transmetuar më 23-09-2017, 21:13

Skënderbeu mposht Partizanin në takimin e zhvilluar gjatë pasdites së sotme në Korçë.

Korçarët kanë fituar me rezultatin 2-0 përballë Partizanit në javën e tretë të “Super Ligës” shqiptare.

Golat për Skënderbeun u shënuan nga Soue 66′ dhe Lilaj 87′, ky ky i fundit ekzekutoi një 11-metërsh.

Pas këtij takimi, Skënderbeu ka marrë kreun e renditjes me 7 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Teuta e vendit të dytë, por me durrsakët që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Ndërkaq Partizani, i cili nuk po di të fitojë, mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm 1 pikë, po aq sa Lushnja, por me disavantazh në golavarazh pasi është i vetmi ekip që nuk ka shënuar asnjë gol në Superiore./a.k/noa.al/