Transmetuar më 25-09-2017, 11:16
Publicitet

Kjo është një pyetje që e gjen më shumë përgjigjen te preferenca personale, theksojnë specialistët, por ajo me të cilën një pjesë e mirë e studimeve bien dakord është që jastëku duhet të jetë aq i lartë dhe aq i ulët sa koka dhe qafa të jenë të mbështetura plotësisht dhe rehat në pozicionin e zgjedhur të gjumit.

Një njeri që fle përmbys ka nevojë për një jastëk shumë të ulët, pothuajse krejtësisht të sheshtë.

Edhe pse nuk siguron shumë mbështetje për kokën dhe qafën, ky lloj pozicioni lejon që shpina dhe shtylla kurrizore të jenë më afër shtrirjes ideale.

Ndërsa njerëzit që flenë me shpinë dhe nga njëra anë kanë nevojë për jastëkë më të lartë, sepse sigurojnë mbështetje për kokën dhe qafën në të tilla pozicione.

Derek Hales, themelues i “Sleepopolis-Mattress-Reviews.com”, nënvizon se çelësi i lartësisë ideale është gjetja e pozicioni unik për shpinën, trupin, kokën dhe qafën.