Transmetuar më 25-09-2017, 16:59

Sipas astrologut të njohur Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.

Dashi

Të udhëhequr vetëm nga emocionet, bëni zgjedhje që nuk i mendoni gjatë. Natyrisht, duhet të jeni në kontakt me ndjenjat tuaja. Edhe veprimi nga mërzia mund të rezultojë me pasoja të paparashikuara. Gjatë kësaj jave marrëdhënia në çift do jetë po njësoj.

Demi

Ju jeni krijesa të zakonit. Nuk është e nevojshme të keni frikë. Është koha që të hidhni zinxhirët që ju kanë lidhur kaq gjatë dhe të përqafoni potencialin tuaj të vërtetë. Nuk ka fund në kërkimin tuaj të përjetshëm për dashuri, siguri dhe përkrahje. Gjetja e dikujt që mund të përmbushë dëshirat tuaja mund të duket i vështirë, por nuk është e pamundur.

Binjakët

Shumica prej binjakëve e kuptojnë  se janë të detyruar të zbatojnë  rregullat. Megjithatë, ende duhet të ndiejnë se po marrin vendimet e tyre, në vend që të imponohen. Lëvizjet e sunduesit tuaj ju kërkojnë të qëndroni prapa zgjedhjeve tuaja dhe të pranoni pasojat këtë javë. 

Gaforrja

Ju nuk mund të përqafoni mundësi të reja pa hequr dorë nga ëndrrat e vjetra. Do të ishte si përpjekja për të ndërtuar një shtëpi pa heqjen e rrënojave. Përvoja është e rëndësishme, por sipas intv, për të riformuar efektivisht të ardhmen, ju nevojiten fondacione të reja dhe të forta. Kini besim të mjaftueshëm në veten tuaj.

Luani

Cilat janë sekretet e suksesit? Aftësi natyrisht, përfshirë aftësinë për të mësuar gjërat që ju mungojnë. Duhet që këtë javë mos ta harroni mirënjohjen! Sa më shumë që e vlerësoni atë që keni, aq më e begatë do të bëhet jeta juaj. Në mënyrë të pashmangshme do të ketë pengesa gjatë rrugës, por nëse mund ta mbani besimin tuaj, gjërat do të vijnë mirë në fund. 

Virgjëresha

Në jetën tuaj, një sugjerim dështon përmes keqinterpretimit. Ju nuk e merrni një këshillë për t’ju ndihmuar drejt fitores. Kini kujdes të ndërtoni kufij të tillë të ngurtë me njerëzit. Hidhini një sy 'pamundësisë', këtë javë, pasi kjo gjë do ju japë forcë për të ecur përpara. Jupiteri mund t’ju hapë mundësi të reja.

Peshorja

Një peshore kujdeset shumë për njerëzit. Këtë javë, kozmosi dëshiron që ju të shikoni pak më afër dhe të dalloni individin e fuqishëm dhe magnetik që jeni. Është një mundësi për ju. Por, për të përfituar plotësisht nga dhurata qiellore, duhet të njihni potencialin tuaj. Nëse e bëni këtë gjë, gjëra pozitive do t’ju ndodhin këtë javë.

Akrepi

Jeni ende në dilemë për të zgjidhur një problem serioz tuajin. Provoni  pak më thellë, këtë javë. Pasi të keni kryer një vlerësim të plotë ju mund të vazhdoni me besim! Atje ku jeta dikur ishte e mbushur me luftë, tani është e mbushur me shpresë, gëzim dhe qetësi. Mos u mashtroni duke menduar se lufta është fituar. Kanë mbetur disa fusha që ende mund të shkaktojnë probleme.

Shigjetari

Një sfidë e re po shkon në rrugën tuaj! Shqetësimi vetëm do t'ju pengojë, prandaj përqendrohuni në suksesin tuaj.  Mos u mbështesni me keqardhjet e së kaluarës dhe ëndrrat e pafrytshme. Këtë javë do merrni dhurata, prandaj prisni!

Bricjapi

Një element i së kaluarës suaj po bëhet jetik për të ardhmen tuaj. Rishikojeni atë dhe do të kuptoni sa potencial mund të ketë gjatë javës. Plutoni këtë javë do t’ju ndihmojë të ecni përpara dhe t’i vini  gjërat  përsëri në fokus.

Ujori

Shpesh zgjidhim një problem duke krijuar një tjetër. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, rrezikoni në krijimin e  vazhdueshëm të problemeve. Një mundësi për të zgjidhur problemet tuaja paraqitet këtë javë. Problemet e komunikimit me të tjerët do vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën tuaj.

Peshqit

Shkencëtarët janë mendimtarë logjikë, ndërsa artistët janë kreativë. Krijimi i artit të madh shpesh kërkon disiplinë dhe planifikim. Ju nuk keni nevojë të përfshiheni nga kufijtë artificialë ose pritjet. Jeta nuk është e udhëhequr gjithmonë nga rregulla të forta dhe të shpejta. Në vend që të shqetësoheni, shijoni momentin. /b.l/noa.al/