Transmetuar më 25-09-2017, 21:56

Siç e dimë tashmë, virusi HIV mund të transmetohet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, gjilpërave, gjakut, etj.

Megjithatë, rezulton se ekziston një mënyrë tjetër e çuditshme e transmetimit të HIV. Kohët e fundit, një grua në Brazil u trondit kur shkoi për të dhuruar gjak.

Rasti i fundit tregon se një vajzë është infektuar me HIV, pasi kishte përdorur të njëjtën pajisje për thonjtë që kishte përdorur edhe kushërira e saj.

Rasti që ka shokuar mjekët, dëshmon se duhet të bëjmë shumë kujdes me përdorimin e sendeve personale të higjienës.

Mjekët bëjnë apel që të tregoni kujdes në çdo moment.