Transmetuar më 26-09-2017, 17:41

Një turiste amerikane ka denoncuar në polici një shtetas shqiptar, pasi e akuzon se e ngacmoi seksualisht.

Denoncimi është regjistruar në “Cinque Terre’, në një bar në Riomaggiore të Italisë. Agjencia e lajmeve ‘Ansa’ raporton sot se në momentin e ngacmimit, amerikania ishte nën shoqërinë e mikeshave të saj.

Sipas denoncimit, gjithçka nisi kur turistja u ngrit për të shkuar në tualet, ndërsa 20-vjeçari shqiptar e ndoqi nga pas dhe nisi ta prekte me duar.

Gjithnjë sipas denoncimit, djaloshi, pasi e mbështeti pas murit, filloi ta prekte turisten në pjesët intime.

Në denoncimin e saj në polici, vajza amerikane tha se i riu murator po vazhdonte ngacmimet dhe ajo e shtyu duke nisur të bërtasë.

Fill pas këtij episodi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Mikeshat e amerikanes, pasi mësuan nga shoqja e tyre se çfarë kishte ndodhur, i bënë foto me celular dhe ia dhanë policisë.

Policia lokale tha se identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për “ngacmim seksual”. /k.k/noa.al/