Transmetuar më 26-09-2017, 22:15
Publicitet

Disa e shohin flokun e thinjur si një proces i natyrshëm i cili herëdokurdo do të ndodhë në jetë. E disa mundohen që ta shmangin një gjë të tillë me çdo kusht, derisa mund të pësojnë edhe tronditje nëse thinjat e para nisin të shfaqen në moshë të re.

Është e zakonshme  që thinjat të shfaqen rreth të 30-ave dhe  pasi të kaloni çdo dhjetëvjeçar mundësia për të tu thinjur flokët rritet për 10-20%.

Flokët ndryshojnë ngjyrën kur ndalojnë se prodhuari melaninë ose pigment dhe sa më shumë që kalojnë vitet prodhimi i melaninës në trup ngadalësohet.

Gjenet luajnë një rol të madh në këtë aspekt. Nëse nëna apo babai i juaj u bë me thinja në kokë ne moshë të hershme, atëherë mundësia që edhe ju të thinjeni herët është e lartë.

Parandalimi

Sipas dermatologëve stërvitjet adekuate dhe zvogëlimi i kalorive të tepërta mund të votojnë procesin e të thinjurit. Mbajta e ulët e nivelit të stresit sipas tyre mund të jetë një masë tjetër parandaluese, anipse nuk është vërtetuar shkencëtarisht se stresi përshpejton shfaqjen e thinjave. Por, kemi dëgjuar anektodat për presidentët që plaken më shpejt sa janë në këtë funksion.

Sigurohuni qe nuk keni mungesë të vitaminës B12 dhe mos pini duhan, pasiqë të dyja rrisin gjasat që thinjat të shfaqen më shpejt.

Ngjyra gri mund të jetë e mrekullueshme në flokët tuaj, dhe nëse e shihni se u është shfaqur thinja e parë, mos e hiqni atë. Vetëm  përdorni një shampo blu-vjollcë për të parandaluar që flokët gri të mbrohen nga mineralet e ujit të rubinetit.

Loading...