Transmetuar më 27-09-2017, 19:12
Publicitet

Gjysmë ore ushtrime fizike çdo ditë, për pesë ditë në javë, mjafton për të parandaluar një vdekje në 12 raste.

Një mënyrë për të shpëtuar jetën është jo vetëm sporti, por edhe punët e shtëpisë si larja e dyshemesë, marrja e pluhurave, larja e enëve, nderja e rrobave etj, mund të jenë lëvizjet e duhura të përditshme për zgjatur jetën dhe për të mbrojtur zemrën.

Është ky konkluzioni i një studimi të publikuar “The Lancet”, ku u analizuan të dhënat e mbi 130 mijë personave në 17 shtete të botës.

Studimi u krye nga një ekip studiuesish të drejtuar nga Scott Lear i McMaster University në Kanada.

Studiuesit mbajtën nën monitorim stilin e jetës dhe llojet e lëvizjeve që bënin gjatë një jave. Kështu u ndoqën për së paku 3 vite deri në 7, kur u shfaqën raste sëmundjesh kardiovaskulare dhe vdekje.

Lear dhe kolegët llogaritën se 150 minuta aktivitet fizik në javë redukton me 1/5 mundësinë e prekjes nga sëmundjet në zemër.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të gjithë të rriturit me moshë nga 18 deri në 64 vjeç që bënin rreth 150 minuta aktivitet fizik të moderuar, mes tyre edhe punët në shtëpi, reduktonin me 8% mundësinë e vdekjes së parakohshme. /a.y/noa.al

Loading...