Transmetuar më 27-09-2017, 19:32

Meshkujt dhe femrat kanë shpesh mendime të ndryshme për pozat e seksit, pasi përjetojnë edhe ndjesi seksuale të ndryshme.

Në këtë artikull po ju sjellim mendimet e tyre për disa nga pozicionet më të njohura të marrëdhënieve seksuale.

Pozicioni “misionar”

Meshkujt mendojnë se është një pozë bazike por që nuk jep shumë kënaqësi pasi është shumë e zakonshme dhe mungon kreativiteti.

Ndërkohë femrat e pëlqejnë këtë pozicion pasi mund të ledhatojnë mashkullin e tyre dhe ta shohin atë në sy që është shumë e rëndësishme për to.

Pozicioni “i qenit”

Sipas meshkujve, ky është një ndër pozicionet e tyre të preferuara dhe që ju jep atyre kënaqësinë maksimale.

Edhe femrat e pëlqejnë këtë pozicion pasi i eksiton dhe nga ana tjetër është shumë komod dhe mund të shijohet thuajse në çdo situatë, edhe kur koha është e kufizuar.

Pozicioni “femra sipër”

Meshkujt e pëlqejnë pasi ndihen të relaksuar dhe të përkëdhelur. Vetëm se ata ankohen se shpesh është e vështirë që femrat ti zbresësh “poshtë” pas kësaj poze.

Ndërsa femrat e kanë këtë pozë ndër të adhuruarat, pasi kanë një kontroll total të lëvizjes dhe marrin maksimumin e kënaqësisë.

Pozicioni “luga”

Ky është një pozicion i favorshëm sidomos për mëngjes apo për orët e vona të natës kur të dy partnerët janë shumë të lodhur. Është i këndshëm, i ngadaltë dhe ju jep kënaqësi të dy partnerëve.

Seksi anal

Pavarësisht legjendave se meshkujt e pëlqejnë shumë seksin anal, jo gjithmonë është e vërtetë, ose të paktën kështu është për ata që ende mund të mos ta kenë provuar.

Meshkujt sforcohen shumë ndërkohë që shumë femra pranojnë se është i dhimbshëm dhe parapëlqejnë seksin normal.