Transmetuar më 28-09-2017, 14:31
Publicitet

Në aeroporte të ndryshme në të gjithë botën, janë sinjalizuar shqetësime të mëdha për ata që udhëtojnë.

Një program informatik që menaxhon sistemin e check-in të pasagjerëve doli jashtë funksionit në orën 11.30 të ditës së sotme.

Kjo gjë shkaktoi radhë të gjata, duke qenë se ky program përdoret nga më shumë se 100 kompani në aeroporte.

Bllokimi vijoi për disa orë, ndërsa në disa aeroportet vijon të jetë ende jashtë funksionit.

Nga ky problem u prekën aeroportet e Londrës, ai i Heathrow dhe Gatwick, si dhe Parisi Charles dhe ai Washington DC në SHBA, si dhe një sërë aeroportesh në të gjithë botën. /a.y/noa.al