Transmetuar më 28-09-2017, 15:29

Kufiri më i çuditshëm në botë, ndodhet mes Belgjikës dhe Hollandës. Më konkretisht ndodhet në Baarle-Nassau, një komunë holandeze pranë provincës së Brabante.

Në brendësi të saj ndodhet zona belge e Baarle-Hertog. Në qytezë kufijtë janë përcaktuar me vijëzime në rrugë.

Një sërë kryqesh të bardhë ku shkruhet B për Belgjikën dhe NL, për Hollandën.

Komunës belge të Baarle-Hertog i përkasin 22 njësi të territorit holandez të komunës së Baarle-Nassau.

Në mënyrë që të mos ngatërrohen kufijtë, përgjatë rrugës janë vendosur sinjalizime të qarta, ku tregohet kufiri. a.y/noa.al