Transmetuar më 28-09-2017, 18:03

Ka një shprehje që thotë se “shpresa vdes e fundit”. Në shumë raste ajo mishërohet më së miri me shembuj konkretë në jetën e përditshme.

Dikush mund ta përjetojë më shpejt, të tjerë më herët. E tillë ka ndodhur edhe me një burrë nga Franca, i cili është zgjuar pas 15 vitesh në koma.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, që vite më parë kishte pësuar një aksident dhe më pas ra në gjendje kome.

Por, një grup studiuesish nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore në Bron, të udhëhequr nga Angela Sirigu kanë përdorur një teknikë të re për të stimuluar trurin nëpërmjet një nervi në qafë.

Me anë të një pajisje të vendosur në gjoks, studiuesit kanë stimuluar nervin vagus dhe personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.

Nervi vagus shkon nga truri në disa zona të ndryshme të trupit dhe rregullon sistemin nervor Parasimpatik, i cili kontrollon rrahjet e zemrës dhe funksionimin e mushkërive. /k.k/noa.al/