Transmetuar më 28-09-2017, 19:34

Sot është 25 vjeç, dhe duket e lumtur sepse nuk u dorëzua kurrë përballë sëmundjes së rrallë me të cilën kishte lindur.

Panorea Zisi e ftuar në Pasdite në Top Channel, ka rrëfyer sëmundjen e saj të rrallë me të cilën lufton prej më shumë se dy dekadash.

Mes emocionesh ajo rrëfen se mjekët i kishin paralajmëruar prindërit e saj se ajo do të jetonte vetëm pak vjet.

Por ja ku është sot. E lumtur, e vendosur dhe më e fortë se kurrë për të bërë të mundur edhe atë që në dukje shfaqet e pamundur.

“Gjithmonë unë kam besuar që duhet të luftoj. Kisha njërëz që më kanë mbështetur fort. Sidomos prindërit e mi. Mami im ka bërë gjëra të jashtëzakonshme”, ka thënë ndër të tjera Panorea.