Transmetuar më 28-09-2017, 19:58
Publicitet

Një burrë është vrarë nga një person në momentin që po përqafonte djalin e tij në rrugë. Vrasja shokuese është cilësuar si akt mafioz për nga mënyra e ekzekutimit.

Momenti i tmerrshëm është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë se si një person del nga një makinë dhe qëllon burrin në kafkë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një dëshmitar i tmerruar shkon në vendin e ngjarjes dhe e ngre djalin, ndërsa vrasësi largohet me automjet.

Djali nuk u dëmtua, por është ka mbetur i traumatizuar pasi ka parë me sytë e tij vdekjen brutale të babait të tij.

Dyshohet se viktima i quajtur si Savas Can u vra për hakmarrje pas një lufte të dhunshme rreth një vit më parë.

Can u vra me armë në lagjen “Sultanbeyli” të Stambollit, Turqi.

Mediat turke thanë se ai ishte përfshirë në një përleshje një vit më parë në të cilën katër persona u plagosën dhe se vrasësi i tij mund të kishte marrë hak për këtë incident.

Një hetim policor po vazhdon dhe nuk ka raportime për arrestime.