Transmetuar më 28-09-2017, 20:52

Skënderbeu luan sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Europës mbrëmjen e sotme në 21:05.

Korçarët vihen përballë zviceranëve të Young Boys në takimin e vlefshëm për Grupin B.

Në ndeshjet e para, Skënderbeu u mposht në Kiev përballë Dinamos me rezultatin 3-1, ndërsa Young Boys barazoi në shtëpi 1-1 me Partizanin e Beogradit.

Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur t’i besojë një vend titullari Gjergji Muzakës në vend të Bakari Nimagës.

Njihuni me formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Sahiti, Soue

Trajner: Ilir Daja

Young Boys: Von Ballmos, Byrki, Von Bergen, Vytriç, Jos, Abisher, Sanogo, Sulejmani, Shik, Asale, Moumi Ngamaleu

Trajner: Adi Hyter

Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë).