Transmetuar më 28-09-2017, 22:02

Nga Skerdilaid Sulozeqi

Sesioni i ri parlamentar solli një grup relativisht të vogël përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët erdhën si pasojë e dëshirës dhe jo dëshirës së shqiptarëve, vullnetit dhe jo vullnetit të tyre, pasi makineria qeveritare vendosi në dispozicion të zgjedhjeve cdo strukturë, cdo mekanizëm për të fituar cdo votë, me hir a me pahir.

Historia e zgjedhjeve është një çështje që has shumë diskutime, por një gjë është e sigurt, qytetarët shqiptarë ndjen pasiguri dhe frikë të dilnin kundra pushtetit.

Opozita ishte e pafuqishme për të ndalur kasaphanën elektorale dhe pse me disa ministra teknikë, që nuk arritën dot të kryenin dot funksion real për mbrojtjen e votës.

Por, kjo opozitë ka fituar Lulzim Bashën, më me eksperiencë, Bashën më të mprehtë, Bashën më të fortë (dhe pse pak në numër), Bashën më vigjilentë, Bashën më trumbetues, Bashën më pranë qytetarëve, Bashën më afër halleve, Bashën më afër problemeve, Bashën më denoncues, Bashën më të vendosur, Bashën më bindës, Bashën troç.

Fjalimi i sotëm në parlament i Lulzim Bashës, bëri që demokratët e vjetër dhe të rinj të besojnë, fjalim i vërtetë, të cilin si rrallëherë dhe kryeminstri Rama u vrenjtë dhe i pranoi në heshtje të gjitha ato cka kryetari i Partisë Demokratike tha, cdo gjë e gjithëpranuar në heshtje, një heshtje që vret, një heshtje që thotë shumë në mendjet dhe zemrat e demokratëve dhe qytetarëve shqiptar, heshtje që vërshon drejt së vërtetës së gabuar të kësaj qeverie.

Parlamenti përvec zërit të paepur të Sali Berishës, ka fituar liderin e ri Lulzim Bashën.

Opozita ka eksperiencën dhe tashmë forcën.

Ky fjalim i nxehtë i Bashës, fjalim shprese, bind për një Parti Demokratike më të fortë dhe një opozitë frontale ndaj qeverisë që keq qeverisë.

Lulzim Basha ngrihet në një nivel tjetër, hap i cili do të vijojë… .

Lulzim Basha po jep indicie që do të marr përdore opozitën dhe popullin shqiptar, duke i dal përballë kësaj qeverie, e duke i treguar vendin.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al