Transmetuar më 29-09-2017, 08:27

I ve, pa fëmijë e pa të afërm, ai nuk donte të dorëzohej e ta festonte ditëlindjen e tij të 84 i vetëm. Kështu një natë përpara ai u paraqit në urgjencë duke u ankuar për një dhimbje shumë të fortë, duke u shtruar në spitalin e Buenos Aires.

Gënjeshtrën e gjyshit Oscar, e zbuloi infermieria Gisel Rach. Pasi mësoi “sekretin” ajo organizoi një festë të vogël me një minitortë me qiri e tullumbace të sajuara nga dorashkat prej llastiku.

I mbetur i ve katër vite më parë, burri i vetmuar u detyrua të hiqej si i sëmurë që të mos ndihej i braktisur ditën e ditëlindjes, shkruan revistawho. Historinë e tij e bëri publike infermierja përmes një postimi në Facebook.

“Ky zotëri u paraqit në urgjencë. Po e dini se cila ishte sëmundja e tij e vërtetë. Sot bën 84 vjeç e nuk donte të festonte i vetëm. Besojmë se po iu dridhet zemra siç më ndodhi mua e kolegëve të mi.

Vendosëm t’i blinim një minitortë, ku të shprehte tri dëshira, një qiri, ndërsa sajuam tollumbace nga dorashkat e llastikut. Fytyrën e këtij burri dhe sytë e tij me lot gëzimi për një gjest kaq të thjeshtë nuk do e harroj kurrë më. Në njërën prej dëshirave shprehu që vitin e ardhshëm t’i ndodhte e njëjta gjë.

Kështu morëm një mësim të madh nga jeta: T’i japim vlerë asaj që kemi e jo asaj që na mungon. Nëse keni dikë që ju pret, dikë që ju telefonon, që shqetësohet për ju, që ju vlerëson e ju do, duajeni shumë e mbi të gjitha kujdesuni për të, sepse jeni milionerë e nuk e kuptoni. Gëzuar ditëlindjen Oscar!”, ka shkruar infermierja. /b.l/noa.al/