Transmetuar më 29-09-2017, 09:16

Në ditë të ndryshme, ne mund të bëjmë gjëra të ndryshme, por nuk harrojmë të bëjmë një gjë: të pimë kafe. 

Disa njerëz e kanë të pamundur që të nisin ditën pa pirë të paktën një kafe. Ndoshta iu është bërë psikologjike që duhen patjetër ta konsumojnë një të tillë, ose vërtet trupi i tyre ka nevojë për të.

Gjithsesi, sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike.

Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm.

Nëse ju jeni një njeri, që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit arrogantë dhe të ftohtë.

Një kafe e vetme përmban 80 mg kafeinë, një nivel i barabartë me një pije energjike. Trupi i një të rrituri mund të pranojë deri në 400 miligram kafeinë në ditë, që është e barabartë me pesë kafe. Ndërsa për femrat shtatzëna nuk rekomandohen më shumë se dy. /b.l/noa.al/