Transmetuar më 29-09-2017, 14:50

E përditshmja katalanase, “Sport”, kishte filluar të mendonte në lidhje me atë që ishte mënyra më e mirë për t’i bërë një “homazh” Leo Messit për 300 golat e tij në “Camp Nou”.

Tomàs Andreu, më në fund doli me idenë e sjelljes së 300 topave, që do të përfundonin bashkarisht në një gol.

Dukej e pamundur kjo nismë, sepse kishte vetëm pak ditë në dispozicion, shkruan telesport. Thënë ndryshe, kishte ardhur koha të zbrisnin të gjithë në punë.

Dyqani i futbollit “Emotion” në lagjen Born të Barcelonës u premtoi iniciatorëve se mund t’u jepnin 300 topa nga depoja e tyre në Zaragoza.

Tre personat përgjegjës shpenzuan një pasdite me kompresor, për t’i fryrë 300 topat. Ata ishin, gjithashtu, përgjegjës për transferimin e topave herët në mëngjes në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”.

Takimi me Messin ishte rreth orës 10:15 të mëngjesit, pasi trajnimi fillonte në orën 11:00. Pak para orës tetë të mëngjesit, furgoni hyri në objektet e “Ciutat Esportiva”, pas kalimit të kontrollit të detyrueshëm të sigurisë.

Në orën 09:15, fotografët kishin organizuar tashmë të gjithë materialin dhe filluan të testonin kamerat, të kontrollonin dritën dhe fotografonin fotot e provës. Messi u shfaq në 10:08 minuta, duke qeshur dhe i relaksuar.

Argjentinasi ishte i befasuar për të parë topa kaq shumë së bashku, nënshkroi disa autografe dhe shkoi në dhomat e zhveshjes për të përgatitur trajnimin. Në fund të seancës, vetëm kamera e Valenti Enrich kishte ruajtur 258 foto, mes testeve dhe vetë seancës.