Transmetuar më 29-09-2017, 17:43
Publicitet

Raiffeisen Bank mbështeti Qendrën Spitalore Universitare në projektin e saj të rëndësishëm të rehabilitimit të reanimacionit të sëmundjeve të zemrës.

Ky projekt synon t’u japë përkujdesje cilësore pacientëve të reanimacionit të kardiologjisë në QSUT.

Raiffeisen Bank, si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, e sheh këtë projekt si përmbushje të përgjegjësive dhe detyrimeve të saj për përgjegjësinë sociale.

Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, drejtori i QSUT, z.Enkeljed Joti, z.John McNaughton, aëntar Bordi për Retail në Raiffeisen Bank, znj. Elona Koçi, anëtarë Bordi për Korporatat dhe SE në Raiffeisen Bank.

“Raiffeisen Bank e mbështeti Qendrën Spitalore Universitare në këtë projekt të rëndësishëm, pasi dy institucionet tona ndajnë të njëjtat vlera; shërbimi i shkëlqyer ndaj qytetarëve është përparësia jonë. Përveç kësaj, shërbimi ndaj komunitetit është pjesë e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës dhe ne jemi gjithmonë të angazhuar në mbështetjen e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit”, tha në fjalën e tij z.McNaughton.