Transmetuar më 29-09-2017, 18:47
Publicitet

Një përplasje e ashpër nga më të rëndat që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, është shënuar në një emision televiziv.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Frashër Krasniqi, ka sulmuar fizikisht deputetin e Nismës, Milaim Zeka, duke e goditur me grusht.

Gjithçka, siç mund të shihni në videon më poshtë, ka ndodhur pas një debati me fjalë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Deputetët Zeka e Krasniqi kanë shkëmbyer akuza të rënda në llogari të njëri tjetrit duke përdor fjalor fyes dhe banal.

Milaim Zeka, ka shpërthyer në akuza ndaj kolegut të tij të Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke i dhënë epitete nga më fyeset. Ai nuk ka kursyer veten nga fjalët e rënda, siç ka bërë edhe Krasniqi në drejtim të Zekës, duke e kaluar debatin në një situatë të paprecedentë.

Gjithçka mund ta shihni në videon më poshtë. /a.y/noa.al 

Loading...