Transmetuar më 29-09-2017, 19:58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është bërë pjesë e një eksperience të veçantë, duke u hedhur me parashutë nga Llogaraja.

Ai është bërë pjesë e një emisioni të drejtuar nga Bora Zemani, i cili ka si subjekt tregimin e guximit përmes hedhjes me parashutë.

Në videon promo të publikuar nga gazetarja Zemani, kryebashkiaku Veliaj jep një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit pas sporteve ekstreme dhe sidomos të lartësive, duke premtuar ndërtimin e një piste për hedhjen me parashutë nga Mali i Dajtit, sikurse është në Llogara.

Emisioni  do të transmetohet sot në orën 20:30 në T-HD & në SuperSport.