Transmetuar më 29-09-2017, 20:11

Mishi i pulës ka një përdorim të gjerë, jo vetëm në shtëpi, por edhe në restorante apo fast-food-e.

Me anë të një kamere të fshehtë është zbuluar një ndër skandalet më të mëdha në një prej fabrikave më të mëdha të mishit të pulës në Britaninë e Madhe.

Në pamjet e publikuara nga “Daily Mail”, duken punëtorët të cilët ndryshojnë datat e skadencës së mishit të pulës duke u kthyer në një kërcënim serioz për konsumatorët.

Një pulë e rënë në dysheme rivendoset sërish në kutitë përkatëse pa u pastruar, ndërsa pulat e mbetura nga supermarketet dhe të kthyera nga qendrat e shpërndarjes i ri-paketuan me mishin e freskët dhe u dërguan përsëri për tregtim.

Kodet në arkë të mishit gjithashtu u ndryshuan. Kjo kompani shpërndan një të tretën e mishit të pulës në Britani të Madhe.

Një gazetar i fshehtë mblodhi prova gjatë punës në fabrikë për 12 ditë. /k.k/noa.al/