Transmetuar më 29-09-2017, 20:29

Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të rënda dhe tregojnë momentin kur polici qëllon për vdekje një të burgosur.

Ky i fundit po merrte trajtim mjekësor në spital, ndërsa i kishte drejtuar pistoletën elektrike doktori dhe infermieres.

Më pas shfaqet një efektiv policie dhe e qëllon me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Cody Leighland O’Bryan, 31 vjeç, i cili ishte në paraburgim, rrëmbeu pistoletën elektrike nga një polic.

Policia e Las Vegasit po heton rastin, sepse viktima ishte lënë disa momente vetëm duke i krijuar mundësitë për të rrëmbyer pistoletën elektrike në çantën e policit.

Mësohet se i riu kishte pasur probleme mendore si dhe shkelje të shumta të ligjit. /k.k/noa.al/